Politika 27 October 2025, 22:09 Nga VNA

Fatmir Xhafajt i qan zemra për të drejtat e njeriut: Sulmon SPAK-un për ndalimet nga politika, por harron qindra të paraburgosur për mospagimin e faturave të energjisë

Ndaje në Whatsapp
Fatmir Xhafajt i qan zemra për të drejtat e njeriut: Sulmon SPAK-un

Në seancën plenare ku raportoi kreu i SPAK, Altin Dumani, deputeti socialist Fatmir Xhafaj u ndal tek e drejta për prezumimin e pafajësisë dhe masa më proporcionale sigurie për të pandehurit. Ai foli për “tejkalimin e standardeve të BE-së” nga Shqipëria në numrin e personave në paraburgim dhe për “nevojën që drejtësia të mos gjykojë në publik”.

Këto fjalë do të kishin peshë në një kontekst normal, nëse do të vinin nga një politikë e ndërtuar mbi respektin e të drejtave të njeriut për të gjithë. Por kur vijnë nga një mazhorancë që dikur i përdori prangat si simbol propagande, tingëllojnë si kujdes i vonuar – dhe i interesuar.

Në vitin 2015, qeveria nisi fushatën kundër “vjedhjes së energjisë elektrike”. Qindra qytetarë të zakonshëm u arrestuan, shumë prej tyre për fatura të papaguara ose lidhje të vogla të paligjshme. Ata u mbajtën në qeli, u etiketuan si hajdutë, dhe u dënuan publikisht nga të njëjtët politikanë që sot kërkojnë “masa proporcionale”. Asnjë zë nga Partia Socialiste nuk foli për të drejtat e tyre, për dinjitetin njerëzor, apo për disproporcionin mes fajit dhe ndëshkimit.

Sot, kur në paraburgim gjenden ish-ministra, drejtorë e kryebashkiakë të pushtetit, papritur fjala “të drejtat e njeriut” është kthyer në flamur. Socialistët kërkojnë kushte më të mira, dinjitet në hetim, respekt nga prokuroria, kujdes në publikime.
Pra, kemi dy kategori të drejtash: ato të qytetarëve të zakonshëm, që vuajnë në heshtje, dhe ato të socialistëve, që kërkojnë trajtim të veçantë sapo përballen me të njëjtin sistem që vetë ndërtuan.

Në thelb, ky është përkufizimi më i qartë i hipokrizisë politike. Sepse të drejtat e njeriut nuk janë privilegj për pushtetarët, por mburojë për të pambrojturit. Dhe një shtet që i njeh ato vetëm për “të vetët”, i mohon për të gjithë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme