Politika 21 January 2026, 20:49 Nga VNA

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Gjykatën Kushtetuese? Këshilli i Mandateve dy skenarët për fatin e çështjes Balluku

Ndaje në Whatsapp
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Gjykatën

Nesër pritet zhvillimi i seancës publike në Gjykatën Kushtetuese, ku do të dëgjohen argumentet ligjore dhe kushtetuese të palëve. Me shumë gjasa, seanca nuk do të përfundojë me një vendim përfundimtar, por do të shërbejë për të bërë të qarta pozicionet, përgatitjen e palëve, pyetjet e gjyqtarëve dhe linjën e arsyetimit që po ndërtohet.

Paralelisht, kjo seancë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe mbi hapat e mëtejshëm institucionalë. Më 28 janar pritet, me shumë gjasa, të mblidhet Këshilli për Mandatet në Kuvend për të shqyrtuar kërkesën për heqjen e imunitetit. Mazhoranca ka deklaruar se do të presë fillimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm më pas do të vendosë, pavarësisht faktit se kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit është e pavarur nga masa e pezullimit nga detyra.

Në këtë kuptim, pritja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese shihet si një manovër politike për rillogaritje të forcave dhe jo si një domosdoshmëri procedurale.

Varianti i parë

Gjykata Kushtetuese rrëzon SPAK-un në çështjen e pezullimit nga detyra. Në këtë rast, mazhoranca do ta përdorë vendimin për të argumentuar se, përderisa nuk u legjitimua pezullimi, nuk mund të legjitimohet as arresti në burg apo në shtëpi dhe, rrjedhimisht, as kërkesa për heqjen e imunitetit. Kjo do të shërbente si justifikim që Këshilli për Mandatet të mos e çojë përpara çështjen ose ta zvarrisë atë.

Varianti i dytë

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin nga detyra, ndërsa mazhoranca argumenton se kjo masë është e mjaftueshme dhe se heqja e imunitetit është e tepërt. Edhe në këtë skenar, Këshilli për Mandatet mund të përdoret për të frenuar vijimin e procedurave, duke u mbështetur në idenë se masa e pezullimit e ka “ezauruar” reagimin institucional.

Çfarë nuk ndryshon në asnjë variant

Pavarësisht vendimit që mund të marrë Gjykata Kushtetuese, kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit mbetet në fuqi dhe përbën një hap të pavarur, që hap rrugën për masa më të rënda, përfshirë arrestin në burg ose në shtëpi. Ky fakt e vendos Këshillin për Mandatet dhe Kuvendin përballë një përgjegjësie politike që nuk mund të fshihet pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Çfarë do të tregojë realisht kjo fazë

Kjo fazë do të tregojë nëse Gjykata Kushtetuese do të ruajë rolin e saj të pavarur dhe të parashikueshëm dhe nëse Këshilli për Mandatet do të veprojë si organ kushtetues apo si instrument zvarritjeje politike. Në çdo rast, pritja e vendimit dhe sjellja e mazhorancës do të tregojnë qartë nëse kemi të bëjmë me respekt të ndarjes së pushteteve apo me përpjekje për ta deformuar atë.

Gjykata Kushtetuese ka të drejtën të marrë kohën e saj të arsyeshme, por jo luksin për të prodhuar paqartësi të zgjatura. Po ashtu, as Kuvendi nuk mund të marrë “kohë shtesë” përmes Këshillit të Mandateve, në një çështje që ka krijuar tashmë pasiguri juridike dhe institucionale.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme