Politika 2 February 2026, 13:58 Nga VNA

“Evropa dhe bota presin protestën tonë”, Berisha paralajmëron “ngujim” në Bulevard: Nuk largohemi pa larguar Ramën

Ndaje në Whatsapp

“Evropa dhe bota presin protestën tonë”, Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se në protestën kombëtare të 10 shkurtit nuk përjashtohet edhe mundësia e “ngujimit” në Bulevard.

Në deklaratën për mediat, para mbledhjes me grupin parlamentar të PD, Berisha tha se këtë po e kërkojnë qytetarët dhe kjo do të jetë çështje diskutimi.

“Janë më qindra demokratë që më thonë ‘nuk duhet të largohemi nga Bulevardi pa larguar Edi Ramën’. Drejt asaj do shkojmë në mënyrë të pashmangshme. Ky moment duhet të jetë çështje e diskutimit tonë të gjerë me qytetarët dhe popullin opozitar”, tha Berisha.

Teksa akuzoi mazhorancën dhe qeverinë për aferat e panumërta, ai shtoi se “e gjithë Evropa dhe Bota po pret protestën e PD”.

Kryedemokrati gjithashtu tha se Ergys Agasi i Policisë është Ilir Proda, i zgjedhur nga krimi i organizuar dhe përfaqësues i tyre.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme