Politika 24 April 2026, 18:07 Nga VNA

Evis Sala në “botën e çudirave”, flet për inovacione shkencore në shëndetësinë që ende i mungojnë ilaçet dhe kushtet bazike

Ndaje në Whatsapp

Evis Sala në “botën e çudirave”, flet për

“Detyra jonë është e qartë: të ndërtojmë një sistem shëndetësor ku mjekët, studiuesit dhe studentët shqiptarë të udhëheqin inovacionin këtu në vendin tonë; ku spitalet tona të bëhen qendra ekselence; dhe ku pacientët tanë të marrin kujdes të barabartë me standardet më të larta ndërkombëtare”, deklaroi sot ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore.

Deklarata që tingëllojnë si një udhëtim ëndrrash drejt një sistemi shëndetësor të së ardhmes që duket se e kemi shumë pranë… në fjalime.

Sepse ndërsa flitet për spitale që do të udhëheqin inovacionin dhe për standarde ndërkombëtare, realiteti i përditshëm i sistemit shëndetësor shqiptar vazhdon të jetë pak më “tokësor”: mungesa bazike, vonesa, radhë të gjata dhe pacientë që testojnë durimin në radhët e pritjes.

Natyrisht, vizioni është i rëndësishëm. Por para se të mbërrijmë te inteligjenca artificiale në spitale dhe qendrat ekselence, ndoshta hapi i parë mbetet pak më modest, ilaçe që mos të mungojnë në spitale, të ketë analiza në çdo kohë, infrastrukturë të përmirësuar dhe korridore që nuk mbajnë radhët e gjata të pacientëve.

Deri atëherë, ndoshta do të duhen dhe shumë dalje publike të ministres me deklarata për standarde ndërkombëtare, dhe shumë koleksione syzesh të reja që zonja Sala na i prezanton në konferencat e saj.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme