Politika 9 September 2025, 14:48 Nga VNA

Evis Sala dhe Vlora Hyseni, surprizat e reja në kabinetin qeveritar të Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp
Evis Sala dhe Vlora Hyseni, surprizat e reja në kabinetin qeveritar të

Evis Sala, një emër thuajse i panjohur, pritet të marrë postin e ministres së Shëndetësisë. Lajmi është konfirmuar për VNA nga burime pranë kryeministrit, i cili edhe pse po përpiqet ta mbajë fort sekretin dhe efektin surprizë, duket se ka pasur “rrjedhje” informacioni. Zonja Sala është mjeke e njohur dhe me eksperiencë, aktualisht jeton në Britaninë e Madhe. Ajo njihet gjithashtu si motra e artistit Anri Sala, është vajza e Valdet Salës drejtoreshë e bordit të Fondacionit Soros dhe shumë e afërt familjarisht me kryeministrin Edi Rama.

Një tjetër emër që pritet t’i bashkohet kabinetit të ri qeveritar është edhe drejtorja e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni. Një tjetër “dashuri” e Edi Ramës, që përveç emrit pikant dhe origjinës nga Kosova, nuk ka sjellë asgjë të re në atë që duhet të jetë shërbimi inteligjent i Shqipërisë.

E vetmja gjë që dihet me siguri është se Edi Rama edhe këtë herë do të ketë gjysmën e qeverisë me gra. Me gjasë, dy emrat e sipërpërmendur do t’i bashkohen grave më të “vjetra” dhe më me eksperiencë, për ta shndërruar kabinetin e ri qeveritar në shumë zhurmë… por për asgjë të re në qeverisje, përveç emrave, ngjyrës së flokëve dhe modelit të këpucëve.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme