Politika 2 November 2025, 20:50 Nga VNA

Erion Veliaj padit Aulon Kalanë për shpifje — aktivisti: “Më 6 nëntor përballë në gjykatë, nuk frikësohem”

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj padit Aulon Kalanë për shpifje — aktivisti:

Aulon Kalaja ka publikuar sot në Facebook fletë-thirrjen e gjykatës, duke bërë me dije se është paditur për shpifje nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe se seanca gjyqësore ndaj tij është caktuar për datën 6 nëntor, ora 10:00, në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Kalaja shkruan se Veliaj duhet të flasë për kryeministrin Edi Rama “nëse do t’i bëjë ndonjë nder Shqipërisë”, ndërsa thekson se nuk trembet nga kjo padi dhe se është gati të përballet në gjykatë.

Në deklaratën e tij ai thotë ndër të tjera:

“Ka disa kohë që i kam bërë thirrje Erion Veliajt që një herë në jetën e vet, nëse do t’i bënte të paktën një nder Shqipërisë, është që të fliste ato që di për Edi Ramën.

Por Erion Veliaj nuk ka paditur Edi Ramën, por më ka paditur mua në gjykatë për shpifje!

Nëse mendon se me të tilla metoda mund të më frikësosh, gabohesh. Përballë do më kesh dhe përpara do të kem. Harroje se unë bëj marrëveshje. Lufta ime është publike dhe pa kompromis.”

Kalaja deklaron se nuk ka frikë nga procesi dhe se “nuk ka pyetur as për bandat dhe as për shefat e tyre”, duke shtuar se në gjyq do të “vërtetojë çdo fjalë”.

Seanca pritet të zhvillohet më 6 nëntor, ku sipas thirrjes së publikuar, Veliaj do të jetë palë e dëmtuar në procesin penal ndaj Kalajas. Deri tani, nga ana e Veliajt nuk ka një reagim publik.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme