Politika 9 March 2026, 08:59 Nga VNA

Erion Veliaj nis sot betejën me drejtësinë

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj nis sot betejën me drejtësinë

Erion Veliaj do të ulet sot për herë të parë në kafazin prej xhami të Gjykatës së Posaçme për të nisur përballjen zyrtare me drejtësinë. Ai është tashmë i pandehur për 13 akuza penale, si korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të paligjshme në ambientet e vuajtjes së dënimit. Veliaj do të gjykohet duke qenë në detyrën e kryetarit të Bashkisë më të madhe në vend, e dikur ylli në ngjitje i Partisë Socialiste.

Nga sot, ai është një i pandehur që do të synojë rrëzimin e akuzave të SPAK. Njëherazi me të, do të ulen në bankën e të akuzuarve bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, familjarë e bashkëpunëtorë të kësaj të fundit, ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, si dhe disa biznesmenë të njohur në vend.

Procesi pritet të jetë i gjatë pasi Veliaj dhe të pandehurit e tjerë nuk kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Prokurorët e posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani do të jenë të parët që do të relatojnë provat, e më pas avokatët e të pandehurve që në javët në vijim do të ripërsërisin kërkesat për pavlefshmëri të akteve hetimore.

Erion Veliaj mbahet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ai i ka kundërshtuar akuzat dhe pretendon për shkelje të kryera gjatë procesit hetimor.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme