Politika 2 October 2025, 08:14 Nga VNA

Erion Veliaj me sytë nga Gjykata e Lartë

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj me sytë nga Gjykata e Lartë

Sot, për herë të dytë, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet në Gjykatën e Lartë, me shpresën për të rifituar lirinë. Kolegji penal do të shqyrtojë çështjen në dhomë këshillimi dhe do të vendosë nëse do të lehtësojë ose jo masën e sigurisë ndaj tij.

Veliaj pretendon se nuk ekziston asnjë rrezik për prishje të provave, pasi hetimet kanë përfunduar dhe dosja është dërguar për gjykim. Nga ana tjetër, SPAK argumenton se ai mund të intimidojë dëshmitarët, për sa kohë ata nuk e kanë dhënë ende dëshminë para gjykatës – çka mund të përbëjë provë.

Erion Veliaj po përballet me 13 akuza penale, ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për 11 vepra penale.

 

 

 

 

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme