Politika 1 February 2026, 10:55 Nga VNA

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshim mase

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të lehtë. Në seancën e kësaj të diele ishte i pranishëm vetë kryebashkiaku i Tiranës, i cili pretendoi se nuk ekziston asnjë rrezik për prishjen e provave, për shkak se hetimi është përfunduar dhe dosja është dorëzuar në gjykatë, si dhe se nuk ka mundësi të intimidojë dëshmitarët apo të largohet jashtë vendit.

Pretendimet e tij u kundërshtuan nga dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado. Pas dëgjimit të palëve, Gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut, çka do të thotë se ai do të vijojë të qëndrojë në qelinë e paraburgimit.

Veliaj u arrestua në zyrën e tij të punës në Bashkinë e Tiranës më 10 shkurt 2025. SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur ndaj tij 13 akuza penale. Dosja e Veliajt, bashkëshortes së tij dhe 28 të pandehurve të tjerë po shqyrtohet në seancë paraprake në Gjykatën e Posaçme. Ndërkohë, Veliaj pret edhe një vendim nga Gjykata Kushtetuese, ku ka dërguar tashmë çështjen lidhur me masën e sigurisë.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme