Politika 12 May 2026, 10:26 Nga VNA

Erion Veliaj kërkon lirimin, më 28 maj shqyrtohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj kërkon lirimin, më 28 maj shqyrtohet rekursi në

Gjykata e Lartë shqyrton më 28 maj rekursin e radhës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Rekursi është depozituar më datë 6 maj, vetëm 2 ditë pas vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, që ndryshoi pjesërisht praktikën gjyqësore për masat e sigurisë.

Kryebashkiaku ka kërkuar lirimin edhe kundrejt garancisë pasurore.

Veliaj po gjykohet në GJKKO për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Ai mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme