Politika 2 October 2025, 15:40 Nga VNA

Erion Braçe kundër dekretit të Begajt, kritika edhe për socialistët: Shkarkimi i Veliajt duhej diskutuar brenda PS-së

Ndaje në Whatsapp
Erion Braçe kundër dekretit të Begajt, kritika edhe për

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është shprehur kundër dekretit të presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve pa u zgjidhur ende ngërçi i kryebashkiakut të Tiranës në Gjykatën Kushtetuese. Në një intervistë për TemA, Braçe theksoi se "ka ende kohë për respektimin e këtij vendimi".

Ai gjithashtu pati kritika edhe për forcën politike ku bën pjesë për mënyrën se si është sjell me Erion Veliajn. Sipas tij, çështja e tij si fillim duhej diskutuar brenda PS dhe të trajtohej më me dinjitet.

“Duhet të ishte një çështje që të diskutohej brenda Partisë Socialiste, dhe jo me përfshirjen e kundërshtarëve apo armiqve, ose si të doni t’i quani. Në raste të tilla, dinjiteti ka vlerë të madhe... Të trajtosh njeriun me dinjitet, edhe kur kërkon ta çosh para prokurorëve e gjyqtarëve, edhe kur dëshiron ta largosh, duhet ta bësh me respekt,” tha Braçe.

Kjo deklaratë nga një anëtar i kryesisë së PS-së tregon se vendimi për shkarkimin e Veliajt mund të ketë qenë një vendim i marrë vetëm nga kryeministri Edi Rama, pa konsultim të gjerë me anëtarët e tjerë të partisë.

 

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme