Politika 15 May 2026, 22:00 Nga VNA

Erion Braçe kritikon qeverisjen e Tiranës dhe propozon si zgjidhje… veten, si kandidat të Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp
Erion Braçe kritikon qeverisjen e Tiranës dhe propozon si

Deputeti socialist Erion Braçe duket se ka hyrë zyrtarisht në fazën e zbulimit të problemeve të Tiranës, pikërisht pasi vendosi të vetëofrohet publikisht si kandidat potencial për Bashkinë e kryeqytetit.

Pas më shumë se një dekade në pushtet si pjesë e mazhorancës socialiste, Braçe tregoi në “Kjo Javë” se tashmë është shqetësuar seriozisht për korsitë e biçikletave, motorrët, makinat, mungesën e shërbimeve dhe faktin që “Tirana as nuk qeveriset dhe as vetëqeveriset”.

Pra me pak fjalë, qyteti që Partia Socialiste administron prej vitesh paska probleme të mëdha. Dhe çuditërisht kjo u bë më e dukshme pikërisht në momentin kur nisi diskutimi për pasuesin e Erion Veliajt.

Braçe foli edhe për mungesën e demokracisë në PS, duke thënë se partia është kthyer “në një mur ku vendosen njoftime” dhe jo në një strukturë me garë e procese demokratike. Një kritikë e rrallë në një parti ku prej kohësh vendimet më të rëndësishme zbresin si njoftime dhe jo si votime.

Madje ai bëri kujdes të sqaronte se nuk e sheh Edi Ramën si “mbret”, ndonëse pranoi indirekt se ka nga ata që e mendojnë të tillë. Një përshkrim ironik për mënyrën si funksionon realisht pushteti në PS, ku kryeministri kontrollon qeverinë, partinë, listat dhe praktikisht çdo vendimmarrje politike.

Në fund lind pyetja: Braçe po kandidon për të ndryshuar mënyrën si qeveriset Tirana, apo thjesht po përpiqet të bindë publikun se bashkia e drejtuar politikisht nga e njëjta shumicë e Edi Ramës do funksionojë më mirë… me një administrator tjetër po me bekimin e Ramës?

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme