Politika 30 March 2026, 10:39 Nga VNA

Erion Braçe kërkon nga KQZ historikun e votave – sinjal i qartë për garën për Bashkinë e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Erion Braçe kërkon nga KQZ historikun e votave – sinjal i

Deputeti socialist Erion Braçe ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon të marrë informacion të detajuar mbi numrin e votave që ka siguruar në të gjitha palët zgjedhore në të cilat ka kandiduar si deputet.

 Braçe kërkon të dijë rezultatin e votimit për të që prej vitit 1996, kur u zgjodh për herë të parë deputet në qarkun e Beratit, si edhe për mandatet e tij të fundit në Lushnjë. Kërkesa është dorëzuar në KQZ më 24 mars.

Vetëm katër ditë më vonë, më 28 mars, gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Njësinë 5, Braçe deklaroi publikisht ambicien për të kandiduar për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët dhe ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën”, mësohet të ketë thënë Braçe në mbledhjen e grupit parlamentar.

Kërkesa në KQZ shihet si një lëvizje që paraprin zyrtarizimin e synimit të tij për të hyrë në garën për drejtimin e kryeqytetit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme