Politika 5 May 2026, 10:57 Nga VNA

EMRAT/ Kuvendi ju heq pagat demokratëve që përjashtoi, 10 mijë euro penalitete për deputetët, ndëshkohen edhe socialistët që munguan

Ndaje në Whatsapp

EMRAT/ Kuvendi ju heq pagat demokratëve që përjashtoi, 10

Kuvendi i Shqipërisë ka aplikuar masa të rrepta financiare ndaj deputetëve që kanë munguar në seanca plenare dhe komisione gjatë muajve shkurt dhe mars. Shuma totale e penaliteteve kap shifrën e afro 1.1 milionë lekëve të reja (rreth 10 mijë euro), ku peshën kryesore të ndëshkimit e mban opozita, por pa mbetur jashtë as përfaqësues të mazhorancës. 

Kuvendi nuk ju ka dhënë paga deputetëve për ditët që janë përjashtuar me votat e socialistëve për situatat e krijuara në Kuvend.

Muaji mars ka shënuar rekordin e penaliteteve me një total prej 992,085 lekësh të ndaluara nga pagat e 16 deputetëve.

Renditja e deputetëve më të ndëshkuar në mars kryesohet nga emra të njohur të opozitës, të cilët u përjashtuan nga Byroja për shkak të kaosit në Kuvend: Elda Hoti dhe Belind Kelliçi me nga 12 ditë mungesë secili, duke u penalizuar me nga 125,316 lekë.  Flamur Noka dhe Klevis Balliu pasojnë me 11 ditë mungesë dhe një gjobë prej 114,873 lekësh secili.  Albana Vokshi dhe Fidel Kreka kanë munguar 10 ditë, duke humbur 104,430 lekë nga paga e tyre. 

Edhe pse me shifra më të ulëta, muaji shkurt ka regjistruar një total prej 104,938 lekësh penalitete. Ajo që bie sy është fakti se masat nuk kanë kursyer as eksponentë të Partisë Socialiste.  Damian Gjiknurit i janë hequr 20,886 lekë për 2 ditë mungesë.  Agron Shehaj ishte më i ndëshkuari i këtij muaji me 3 ditë mungesë dhe 31,329 lekë penalizim.  Sali Berisha, Ledina Alolli dhe Tedi Mulaj janë penalizuar me nga 10,443 lekë secili për nga 1 ditë mungesë.  Fatmir Mediu ka pësuar një penalitet prej 10,951 lekësh. 

Mbajtja nga paga sipas muajve

Muaji Mars

 Elda Hoti: 125,316 lekë (12 ditë)·        

Belind Kelliçi: 125,316 lekë (12 ditë)·        

Flamur Noka: 114,873 lekë (11 ditë)·        

Klevis Balliu: 114,873 lekë (11 ditë)·        

Albana Vokshi: 104,430 lekë (10 ditë)·        

Fidel Kreka: 104,430 lekë (10 ditë)·        

Bujar Leskaj: 52,215 lekë (5 ditë)·        

Ana Dajko: 52,215 lekë (5 ditë)·        

Gent Strazimiri: 41,772 lekë (4 ditë)·        

Vangjel Dule: 31,329 lekë (3 ditë)·        

Agron Shehaj: 31,329 lekë (3 ditë)·        

Denisa Vata: 31,329 lekë (3 ditë)·        

Oerd Bylykbashi: 20,886 lekë (2 ditë)·        

Gjin Gjoni: 20,886 lekë (2 ditë)·        

Isuf Çelaj: 10,443 lekë (1 ditë)·        

Edi Paloka: 10,443 lekë (1 ditë)

Mars: Shuma totale e penaliteteve ishte 992,085 lekë për 95 ditë mungesa në total.

Muaji Shkurt

Agron Shehaj: 31,329 lekë (3 ditë)·        

Damian Gjiknuri: 20,886 lekë (2 ditë)·        

Fatmir Mediu: 10,951 lekë (1 ditë)·        

Vangjel Dule: 10,443 lekë (1 ditë)·        

Sali Berisha: 10,443 lekë (1 ditë)·        

Ledina Alolli: 10,443 lekë (1 ditë)·        

Tedi Mulaj: 10,443 lekë (1 ditë) 

Shkurt: Shuma totale e penaliteteve ishte 104,938 lekë për 10 ditë mungesa në total. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme