Kronika 2 May 2026, 13:20 Nga VNA

Ekzekutohet në Teksas 37-vjeçari i dënuar për vrasje, bashkëshortja me origjinë nga Kosova e ndjek nga afër: “Vuajti shumë”

Ndaje në Whatsapp

Ekzekutohet në Teksas 37-vjeçari i dënuar për vrasje,

Një grua britanike, e raportuar nga mediat si me origjinë nga Kosova, ka qenë e pranishme gjatë ekzekutimit të bashkëshortit të saj në SHBA, duke shpërthyer në lot dhe duke i thirrur “Të dua” në momentet e fundit të jetës së tij.

James Broadnax, 37 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në një burg në Teksas, pasi ishte shpallur fajtor për vrasjen e dy producentëve të muzikës kristiane në Dallas në vitin 2008.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, mes tyre edhe Dallas Morning News, bashkëshortja e tij, Tiana Krasniqi, 31 vjeçe, ndoqi ekzekutimin nga dhoma e dëshmitarëve, duke bërtitur “Të dua” ndërsa shikonte momentet e fundit pas xhamit të dhomës së ekzekutimit.

Pas ngjarjes, Krasniqi reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke akuzuar autoritetet amerikane për mënyrën e ekzekutimit. Në një postim në TikTok ajo shkroi: “Ata vranë burrin tim”, ndërsa pretendoi se procesi ka qenë i dhimbshëm dhe i rëndë për Broadnax. Sipas saj, ai “vuajti shumë nga injeksioni vdekjeprurës”, duke përmendur shenja gjaku dhe mavijosje, ndërsa shtroi pyetjen: “A është kjo drejtësi?”

Vetëm disa ditë para ekzekutimit, çifti ishte martuar brenda burgut Allan B. Polunsky Unit në Teksas. Sipas mediave, ata ishin njohur në vitin 2024 përmes korrespondencës me letra, ndërsa Krasniqi, e diplomuar në drejtësi dhe studente e të Drejtave Ndërkombëtare të Njeriut në Londër, kishte nisur kërkime mbi pabarazitë racore në sistemin amerikan të drejtësisë.

Broadnax ishte dënuar për vrasjen e Stephen Swan dhe Matthew Butler. Megjithatë, më vonë një kushëri i tij kishte pretenduar se ishte vetë autori i krimit, por kjo deklaratë nuk u konsiderua e mjaftueshme nga autoritetet për të ndalur ekzekutimin.

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatet mbi dënimin me vdekje në SHBA dhe mënyrën e zbatimit të tij, një çështje që vazhdon të ngjallë reagime të forta si në opinionin publik, ashtu edhe në mediat ndërkombëtare.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme