Politika 14 December 2025, 17:07 Nga VNA

Edi Ramës nuk i del e keqja me BKH-në, vijon replikat në distancë

Ndaje në Whatsapp
Edi Ramës nuk i del e keqja me BKH-në, vijon replikat në

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas deklaratës së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e cila bëri të ditur se nuk ka pasur përplasje mes agjentëve të saj dhe Gardës lidhur me lënien jashtë Kryeministrisë të pistoletave të tyre.

Në reagimin e tij, Rama e cilësoi deklaratën e BKH-së si një simptomë shqetësuese të “sëmundjeve të vjetra” që, sipas kryeministrit, vijojnë të shfaqen në organizmat e drejtësisë së reformuar.

Kryeministri sqaroi se kritika e tij nuk kishte të bënte me armëmbajtjen pa leje, siç është interpretuar nga BKH-ja, por me atë që ai e quan mungesë etike dhe ligjore, e cila i shtyu efektivët të kërkonin të hynin të armatosur në ambientet e Kryeministrisë. Sipas Ramës, ky fakt pranohet edhe në vetë deklaratën e BKH-së.

Ai shtoi se, nëse do të bëhej fjalë për një rast të izoluar, nuk do ta kishte përmendur në kontekstin e qëndrimit të tij të përgjithshëm, por theksoi se ky ishte vetëm një nga disa episode, madje “më i ëmbli” prej tyre, që sipas tij tregojnë boshllëqe serioze etike dhe profesionale tek disa anëtarë të kësaj strukture.

Në përfundim, kryeministri bëri thirrje për një reflektim serioz, profesional dhe ndërinstitucional, me synimin për të garantuar suksesin e Reformës në Drejtësi. Ai theksoi rëndësinë e ndarjes së drejtësisë së pavarur nga mendësitë e vjetra dhe keqkuptimet e reja, duke nënvizuar se pavarësia dhe cilësia e gjyqësorit duhet të mbrohen, por pa lejuar që, sipas tij, “kura të kthehet në një problem më të madh se sëmundja”, duke rrezikuar liritë, të drejtat, si dhe funksionimin e administratës dhe ekonomisë së vendit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme