Politika 16 February 2026, 13:05 Nga VNA

Edi Rama “sistemon” Holta Zaçajn në Bankën e Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp

Edi Rama “sistemon” Holta Zaçajn në Bankën e

Mazhoranca në Kuvend ka përzgjedhur tre emrat që do të propozohen për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Banka e Shqipërisë: Selami Xhepa, Holta Zaçaj dhe Matilda Shehu. Vendimi vjen në një moment politik të ndjeshëm dhe ngre diskutime mbi mënyrën se si rotacioni i figurave të larta institucionale po kthehet gjithnjë e më shumë në një proces të menaxhuar nga politika.

Emri që ka tërhequr më shumë vëmendje është ai i Holta Zaçajt, e cila vetëm pak muaj më parë përfundoi mandatin si anëtare dhe kryetare e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Kalimi i saj drejt organit më të rëndësishëm mbikëqyrës financiar të vendit është një lëvizje që mban vulën e ekzekutivit, në një skemë ku figurat e rëndësishme institucionale sistemohen në poste të reja sapo përfundojnë mandatet.

Debati për emrin e saj është ushqyer edhe nga mënyra se si u mbyll periudha e saj në Gjykatën Kushtetuese. Zaçaj këmbënguli të qëndronte në detyrë edhe pas përfundimit të mandatit, duke argumentuar interpretimin e afateve ligjore. Qëndrimi përtej kufirit të mandatit shkaktoi ngërç institucional në Gjykatën Kushtetuese dhe solli përplasje mbi funksionimin normal të saj, deri në pikën që u kërkua edhe një interpretim nga Komisioni i Venecias. Ky episod mbetet një nga momentet më të debatueshme të periudhës së fundit për institucionin që duhet të garantojë interpretimin final të Kushtetutës.

Në prezantimin e saj para Komisionit të Ekonomisë, Zaçaj theksoi nevojën për forcimin e rolit të Këshillit Mbikëqyrës si garant i misionit ligjor të Bankës së Shqipërisë, duke nënvizuar balancën mes pavarësisë institucionale dhe transparencës së llogaridhënies. Ajo vuri theksin edhe te mbrojtja e konsumatorit financiar dhe funksionimi i ndershëm i tregut përmes një mbikëqyrjeje të paanshme.

Ndërkohë, kandidati tjetër, Selami Xhepa, ekonomist me karrierë të gjatë akademike dhe institucionale, theksoi sfidat që lidhen me format e reja të parasë dhe nevojën për një kuadër rregullator më dinamik. Ai argumentoi gjithashtu rëndësinë e rolit të bankës qendrore në mbrojtjen e konsumatorit përballë institucioneve financiare.

Kandidatja e tretë, Matilda Shehu, pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, vendosi fokusin te krijimi i institucionit të ombudsmanit financiar dhe fuqizimi i standardeve ESG në sistemin bankar shqiptar.

Procesi vjen pas përfundimit të mandateve shtatëvjeçare të gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës në dhjetor. Kuvendi hapi procedurën e zëvendësimit në nëntor 2025, ku aplikuan 20 kandidatë dhe 18 prej tyre u paraqitën në seancat dëgjimore.

Megjithatë, përtej profileve profesionale të kandidatëve, debati politik është përqendruar te simbolika e emrave të përzgjedhur. Emërimi i një ish-kryetareje të Gjykatës Kushtetuese në një institucion kyç financiar shton pyetjet mbi kufijtë mes meritokracisë dhe ndikimit politik në emërimet e nivelit të lartë. Kritika kryesore lidhet me perceptimin se institucionet e pavarura po funksionojnë gjithnjë e më shumë si stacione të ndërmjetme në një sistem të kontrolluar nga shumica parlamentare. A është ky një shpërblim që Edi Rama po i bën si këmbim favoresh ndaj Holta Zaçajt?

Në këtë kontekst, pyetja që tjetër që ngrihet është më e gjerë se një emër konkret: a po ndërtohet një kulturë e re institucionale, ku karrierat e figurave të larta vendosen nga cikli politik, apo kemi thjesht një rotacion normal brenda elitës administrative të vendit?

Për momentin, shumica parlamentare ka dhënë mesazhin se zgjedhjet janë bërë mbi bazën e profilit profesional. Por gojët e liga thonë se tashmë procesi mund të konsiderohet i mbyllur sepse orientimi është i qartë. Votat do të shkojnë për Holta Zaçaj.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme