Politika 1 February 2026, 21:12 Nga VNA

Edhe deputeti Olsi Komiçi beson se shembja në aksin Librazhd–Prrenjas ishte fenomen natyror: Qeshake kush mendon se erdhi nga punimet në rrugë

Ndaje në Whatsapp

Edhe deputeti Olsi Komiçi beson se shembja në aksin

Pas drejtorit të ARRSH, edhe deputeti i PS, Olsi Komiçi, është i bindur se rrëshqitja e dherave në aksin Librazhd–Prrenjas ishte fenomen natyror, dhe jo pasojë e punimeve tek traseja e re rrugore që po ndërtohet pak më sipër.

Në një reagim në Facebook, Komiçi shprehet i bindur se firma dhe qeveria nuk kanë asnjë faj dhe për këtë arsye kritikat nuk e kompleksojnë.

“Pas rreth shtatë orë pune pa pushim, me dy fadroma e tre skrepa të fuqishëm, firma që mirëmban këtë segment të rrugës nacionale bëri të mundur hapjen e saj, duke e bërë atë të aksesueshme për të gjithë qytetarët që ishin duke kaluar dhe u bllokuan në këtë aks rrugor. Vërtet, vonesa ishte e madhe, por jeta e njeriut vlen mbi gjithçka; lavdi zotit nuk pati viktima. Të thuash për shembjen e atij masivi aq të madh shkëmbor, një fenomen natyror, që fajin e ka firma apo e ka qeveria, është për të qeshur e për të qarë. Nuk kompleksohemi,” shkruan Komiçi.

Pavarësisht reagimit të deputetit të PS, që është për “të qeshur e për të qarë”, kujtojmë se në vendin ku ndodhi shembja dhe bllokoi qarkullimin për tetë orë, pak më sipër mjetet e rënda po punojnë për ndërtimin e segmentit të ri rrugor, në kuadër të projektit të Koridorit VIII.

Pyetja që duhet t’i japë përgjigje Komiçi që qytetarët ta besojnë, është: pse ky fenomen natyror ndodhi pikërisht tani kur në zonë bëhen punime, dhe jo në kaq vite që ekziston ky aks?

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme