Politika 5 December 2025, 12:13 Nga VNA

Dronët dhe AI bëhen zjarrfikës: Rama prezanton planin kundër zjarreve

Ndaje në Whatsapp
Dronët dhe AI bëhen zjarrfikës: Rama prezanton planin kundër

Kryeministri Edi Rama, duke folur për situatën e zjarreve gjatë verës, theksoi nevojën për reagim të shpejtë dhe investime të menjëhershme për të përballuar këtë sfidë mjedisore.

Gjatë një takimi mbi prioritetet e mjedisit, biodiversitetit dhe pyjeve, Rama njoftoi se do të ketë monitorim me dronë të pyjeve në vend dhe theksoi rëndësinë e rritjes së sipërfaqes së pyllëzuar. Ai shtoi gjithashtu se do të fuqizohen kapacitetet e prodhimit të fidanëve përmes teknologjisë.

“Nevoja për të rritur kapacitetet tona për pyllëzim është më e madhe çdo vit. Askush nuk i ka gjetur ilaç zjarreve, që kur vijnë, shkaktojnë dëme kolosale. Por nuk mund të përsërisim të njëjtën gjë; duhet të reagojmë dhe të investojmë pa humbur kohë,” tha Rama.

Kryeministri njoftoi se janë angazhuar burime të reja financiare për përdorimin e teknologjisë dhe dronëve, që sigurojnë më shumë saktësi dhe eficencë në monitorimin e pyjeve. Ai shtoi se plani i Ministrisë së Mjedisit do të shfrytëzojë edhe mundësitë që ofron Inteligjenca Artificiale për të rritur kapacitetin e fidanishteve publike.

Rama theksoi gjithashtu një ndryshim ligjor që obligon ndërtuesit në Shqipëri të kontribuojnë për gjelbërimin, duke forcuar kështu strategjinë kombëtare për pyllëzimin dhe mbrojtjen nga zjarret.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme