Politika 19 February 2026, 14:07 Nga VNA

Draft-rezoluta e PE për Shqipërinë kërkon luftë ndaj korrupsionit dhe respektim të pavarësisë së gjyqësorit

Ndaje në Whatsapp

Draft-rezoluta e PE për Shqipërinë kërkon luftë ndaj

Një draft-rezolutë e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, e hartuar nga eurodeputeti Andreas Schieder, pranë Komisionit të Punëve të Jashtme, e lidh kredibilitetin e procesit të integrimit me implementimin real të reformave, luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta dhe lirinë e medias.

Një draft-rezolutë e Parlamentit të BE-së vë në dukje se lufta kundër korrupsionit në nivele të larta dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë elemente kyçe për të treguar se Shqipëria është e angazhuar realisht në zbatimin e reformave të kërkuara në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Draft-rezoluta e datës 16 shkurt për Shqipërinë, e hartuar nga eurodeputeti Andreas Schieder, shërben si përgjigjja politike e Parlamentit ndaj raportit të zgjerimit të Komisionit Evropian për vitin 2025 dhe bën bilancin e zhvillimeve në institucionet demokratike, sundimin e ligjit, lirinë e medias, të drejtat themelore, reformat socio-ekonomike e mjedisin. Drafti i nënshtrohet shqyrtimit në PE para miratimit.

Në kapitullin për shtetin e së drejtës dhe antikorrupsionin, drafti nënvizon se “korrupsioni mbetet një shqetësim serioz” dhe se Shqipëria duhet të dëshmojë qëndrueshmëri historike të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare veçanërisht sa i përket “çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë”.

Raporti e lidh këtë kërkesë me besimin publik dhe klimën ekonomike, duke këmbëngulur se korrupsioni duhet të “adresohet në të gjitha nivelet” për të forcuar besimin e qytetarëve te institucionet dhe për të krijuar një mjedis biznesi të parashikueshëm.

Në pjesën shpjeguese, autori e rendit konsolidimin e reformave antikorrupsion si një nga sfidat kryesore që mbeten për vendin, përkrah forcimit të shtetit të së drejtës dhe tejkalimit të polarizimit.

Propozimet në rezolutë vijn në nëj kohë kur shumica parlamentare është në përplasje të hapur me Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme pas masave të sigurimit ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke propozuar edhe ndryshime ligjore që synojnë t’i japin mbrojtje kabinetit qeveritar nga masat e pezullimit nga detyra.

Po ashtu, draft-raporti i kushton një paragraf të veçantë lirisë së shprehjes dhe medias, duke kërkuar përpjekje të mëtejshme për të “mbrojtur lirinë e shprehjes dhe pluralizmin mediatik”.

Teksti liston tri pritshmëri konkrete: “transparencë më e madhe për konfliktet e mundshme të interesit të pronarëve të mediave”, garanci ndaj presionit politik dhe ekonomik mbi gazetarët dhe hetime efektive të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj profesionistëve të medias.

Në arsyetimin e përgjithshëm, raporti e vendos lirinë e medias në të njëjtën linjë me antikorrupsionin, duke theksuar se forcimi i institucioneve demokratike, pavarësia e gjyqësorit dhe liria e medias mbeten thelbësore për trajektoren e anëtarësimit.

Një pjesë e rëndësishme e draftit i kushtohet standardeve zgjedhore. Dokumenti citon vlerësimin e Komisionit se korniza zgjedhore është “gjerësisht adekuate” për zgjedhje konkurruese, por ripërsërit shqetësimet për terren të pabarabartë, keqpërdorim të burimeve administrative, pretendime për blerje vote dhe presion mbi votuesit.

Draft-rezoluta i bën thirrje shumicës dhe opozitës për një reformë tërësore dhe gjithëpërfshirëse zgjedhore, ndërsa kërkon rritje të kontrollit parlamentar mbi ekzekutivin, transparencë më të madhe në procedurat legjislative dhe konsultim më kuptimplotë me organizatat e shoqërisë civile, partnerët socialë dhe institucionet e pavarura.

Në kapitullin për sundimin e ligjit, drafti mirëpret vijimin e reformës në drejtësi, përfshirë procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke e lidhur me rritje të llogaridhënies dhe integritetit në sistem. Megjithatë, raporti liston problematika të vazhdueshme si efikasiteti gjyqësor, dosjet e prapambetura, konsistenca e praktikës gjyqësore dhe përpjekjet për ndikim të padrejtë.

Rezoluta vlerëson përparimin e shpejtë të vendit në procesin e integrimit, por paralajmëron se zbatimi real i reformave, dhe jo vetëm miratimi i ligjeve në letër, do të jetë përcaktues për besueshmërinë e negociatave./BIRN/

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme