Politika 4 May 2026, 10:49 Nga VNA

Dosja “Balluku”, Berisha në SPAK: Ka të penduar të drejtësisë, nuk do t’i bëjmë publike

Ndaje në Whatsapp
Dosja “Balluku”, Berisha në SPAK: Ka të penduar të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në SPAKnë zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Berisha është ndalur për të folur me gazetarët, ku ka replikuar edhe me gazetaren Klodiana Lala lidhur me dosjen e njohur si “Balluku” dhe pretendimet për mbajtjen e saj të fshehtë nga Partia Demokratike.

Berisha u shpreh se nuk do të publikojë detaje të dosjes për shkak të pranisë së dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët sipas tij duhet të mbrohen.

“Në atë dosjen ‘Balluku’, të garantoj se po të isha paditës do ta bëja publike. Por këtu jam palë dhe jam i detyruar. Aty ka dëshmitarë dhe bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe unë në asnjë rrethanë nuk pranoj që ata të tradhtohen. Ata janë njerëz të çmuar që kanë vendosur t’i shërbejnë drejtësisë me dëshmitë e tyre,” tha Berisha.

Ai shtoi se publikimi i identitetit të të penduarve do të dëmtonte procesin hetimor dhe se Partia Demokratike mbështet plotësisht hetimet.

“Ne jemi për mbështetje të plotë të hetimeve. Nuk mund të nxirren në treg bashkëpunëtorët e drejtësisë,” theksoi ai.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme