Politika 4 November 2025, 19:16 Nga VNA

Dorëheqja në kadastrën e Vlorës/ Largohet Genc Deromemaj pas vetëm pesë muajsh

Ndaje në Whatsapp
Dorëheqja në kadastrën e Vlorës/ Largohet Genc Deromemaj pas

Nuk ka paqe për kadastrën e Vlorës. Pas vetëm pesë muajsh në krye të institucionit, Genc Deromemaj ka dhënë dorëheqjen. Arsyet zyrtare ende nuk janë bërë publike, por burime bëjnë me dije se ai nuk do të vijojë më në pozicion drejtues.

Deromemaj, ish-drejtues lokal i PD në Vlorë, u emërua në krye të kadastrës pas një procesi që u shoqërua me debat politik, për shkak të afrimit të disa ish-demokratëve me qeverinë e Edi Ramës. Emërimi i tij u lexua nga një pjesë e opozitës si pjesë e këtij fenomeni, duke shkaktuar përplasje të brendshme dhe kritika për “bashkëpunim politik”.

Dorëheqja e tij shton sërish lëvizjet e shpejta në drejtimin e kadastrës së Vlorës, një institucion që prej vitesh mbetet në qendër të kritikave dhe akuzave për procedura të bllokuara, konflikte pronësie dhe tensione politike.

Deri tani nuk ka një koment zyrtar nga vetë Deromemaj apo nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës për arsyet e largimit dhe se kush do ta zëvendësojë atë në detyrë. Institucioni pritet të drejtohet përkohësisht nga një zëvendësdrejtues, derisa të caktohet emri i ri.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme