Politika 16 April 2026, 11:22 Nga VNA

“Do përballemi në gjykatë”, Berisha thirrje Ramës: Seanca me media

Ndaje në Whatsapp
“Do përballemi në gjykatë”, Berisha thirrje

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me zhvillimet në procesin gjyqësor për dosjen “Partizani”, ku është thirrur si dëshmitar kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit, Berisha theksoi se përballja në gjykatë duhet të jetë publike dhe transparente, duke kërkuar që seanca të zhvillohet në prani të mediave. Sipas tij, opinioni publik duhet të njihet drejtpërdrejt me rolin e Ramës në këtë çështje dhe me vendimet që, sipas opozitës, lidhen me ndryshime të destinacionit të pronave.

“Do jemi ballëpërballë dhe thojini të bëhet burrë, të mos kërkojë seancë pa media, por të kërkojë mediat aty dhe të vijnë të shohin shqiptarët se cili është Edi Rama në atë aferë dhe çfarë aktesh korruptive ka kryer ai duke ndryshuar destinacion, pa asnjë kërkesë nga pronarët”, tha Berisha.

Ai u shpreh gjithashtu se kërkesa për thirrjen e kryeministrit si dëshmitar është bërë prej kohësh, duke pretenduar se në dosje ekzistojnë disa vendime të firmosura prej tij, të cilat, sipas Berishës, duhet të shqyrtohen dhe verifikohen nga drejtësia.

“Është kërkuar me kohë thirrja e Edi Ramës, pasi në atë dosje Edi Rama ka mbi 12 firma ose 10 firma, se tani duhet t’i gjej, t’i numëroj. Prej tyre në shkelje flagrante të ligjit dhe i ndëshkuar nga gjykata për to dhe prokuroria, mercenarët e Ramës nuk e thirrën një herë kur ne kërkuam. Përkundrazi, akuzuan Sali Berishën për gjëra që s’kishin asnjë lidhje me to.”, tha lideri demokrat.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme