Politika 21 November 2025, 21:20 Nga VNA

Diplomaci me Diellën/ Ministrja shkon në Greqi, Taulant Balla publikon agjendën e takimeve

Ndaje në Whatsapp

Diplomaci me Diellën/ Ministrja shkon në Greqi, Taulant Balla publikon

Ministrja Diella, e njohur më shumë si sensacion mediatik sesa për ndonjë punë konkrete, u shfaq sot “live” në Athinë për Festën Kombëtare të Shqipërisë. Sigurisht, gjithçka normale deri këtu, pasi Diella është një kompjuter që duket vetëm në monitor.

Çudia e vërtetë është serioziteti që mazhoranca i kushton Diellës. Deputeti socialist Taulant Balla njoftoi se ministrja do të takohet me homologët grekë dhe zyrtarë të lartë.

“Bashkë me Ministren Diella sonte në Athinë, në Festën Kombëtare të Shqipërisë për tu takuar me ministra të Qeverisë greke, deputetë, ambasadorë dhe shumë motra dhe vëllezër shqiptarë që jetojnë në Greqi”, shkruan Balla.

Është e paqartë se si do i zhvillojë këto takime “Diella” me homologët grekë? Greqia nuk ka shpallur ndonjë ministre virtuale që Diella të ketë kolege. Por edhe nëse homologu i saj është një person real, mbetet e paqartë se si do komunikojë një kompjuter me një ministër njeri? Nga e di Diella se çfarë do bisedojë me deputetët, ambasadorët dhe ministrat e qeverisë greke?!

Vetëm nëse Balla ia ka bërë gati të gjitha, axhendën, fjalimet dhe diskutimet që do bëjë dhe në çdo takim do ta ndez dhe do ta fik Diellën për t’i realizuar këto takime.

Pra, duket se diplomacia shqiptare ka gjetur mënyrën më moderne për të bërë marrëveshje, një klikim dhe “ministrja” është gati.

Diplomaci me Diellën/ Ministrja shkon në Greqi, Taulant Balla publikon

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme