Politika 25 August 2025, 16:15 Nga VNA

Dikush të njoftojë Ana Dajkon që është zgjedhur deputete. Paga nuk është e keqe dhe pensioni del i mirë

Ndaje në Whatsapp
Dikush të njoftojë Ana Dajkon që është zgjedhur

Dikush duhet ta njoftojë Ana Dajkon që është shpallur deputete. Sepse në gjithë këtë cirk mandatësh, ku Adriatik Lapaj e kërkoi për vete, më pas u tërhoq dhe kërkoi t’ia linte kushërirës, në fund fare mandati i shkoi një familjareje tjetër të afërt – Ana Dajkos, që nuk është e përfshirë në politikë dhe që ndoshta ende nuk e ka marrë vesh se është shpallur deputete.

Ironia therëse është se Lapaj bëri gjithë betejën ligjore, manovrat dhe zhurmën publike, ndërsa mandatin e mori ajo që nuk lëvizi asnjë gisht, nuk u shfaq në asnjë sallë gjyqi dhe nuk hyri në asnjë debat politik. Nëse është vërtet tezja ose një e afërt e tij, aq më tepër i mbetet Lapajt detyra të mos i flasë publikut për mandate, por të flasë me fisin.

Në fund, deputete u shpall më e panjohura dhe më e heshtura, ndërsa i zhurmshmi i listave mbeti jashtë. Kjo është farsa që vetëm politika shqiptare di ta prodhojë.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme