Politika 12 September 2025, 13:37 Nga VNA

Diella nuk është shaka/ Bajram Begaj e dekreton si ministre. Sfida e radhës të verifikojë pastërtinë e figurës së saj

Ndaje në Whatsapp
Diella nuk është shaka/ Bajram Begaj e dekreton si ministre. Sfida e

Për shumëkënd shpallja e Diellës si ministre nga Rama është parë si një shaka e radhës e kryeministrit, por sot ajo ka marrë dhe dekretin zyrtar nga presidenti Bajram Begaj. Prandaj, përtej memeve dhe shakave, kjo iniciativë duhet trajtuar dhe marrë seriozisht.

Dekreti i firmosur nga presidenti Bajram Begaj, i cili në nenin 2 të tij ngarkon kryeministrin që të vërë në funksion ministrinë e Diellës.

 “Kryeministri ushtron dhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit te inteligjencës artificiale Diella”, thuhet në dekret.

Megjithatë, ajo që mbart pikëpyetje është mënyra se si presidenti do ta verifikojë pastërtinë e figurës së Diellës.

Kjo për faktin se me marrjen e dekreteve pasi të mandatohet qeveria, presidenti do të bëjë verifikimin e pastërtisë së figurës për ministrat e propozuar.

Mbetet e paqartë se si do të verifikohet Diella, pasi kemi të bëjmë me një ministre të krijuar nga inteligjenca artificiale.

Ndoshta Begaj nuk ka çfarë t’i verifikojë figurës së Diellës, por duhet të garantohet që Diella është e pakorruptueshme dhe i plotëson parametrat që t’i lihen në dorë të saj prokurimet publike.

 

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme