Politika 2 September 2025, 17:08 Nga VNA

DHL i kërkon KQZ-së paratë për votën e diasporës, fatura 9 milionë euro

Ndaje në Whatsapp
DHL i kërkon KQZ-së paratë për votën e diasporës,

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, kompania DHL, e cila mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar, ka kërkuar pagesën për shërbimet e kryera.

Sipas burimeve, kjo është hera e disa-të që kompania i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të kërkuar shlyerjen e detyrimit financiar, i cili sipas saj nuk është kryer ende.

Sipas DHL-së, fatura për shërbimin e votës së diasporës në zgjedhjet e 11 majit arrin në 863,906,000 lekë, ose rreth 9 milionë euro. Në kërkesën e saj drejtuar KQZ-së, kompania njofton se në rast të vonesës së pagesës, do të aplikohen kamatëvonesa sipas ligjit, duke theksuar se të gjitha detyrimet e saj janë përmbushur.

DHL saktëson se kamatëvonesa detyrimisht është 10.75% deri më 30 qershor 2025, dhe 10.5% për vonesë pas kësaj date, dhe se kamata e akumuluar deri më 30 shtator 2025 do të arrinte 26,014,000 lekë në rast mospagesë. Një zhvillim i tillë, sipas kompanisë, mund të kishte pasoja financiare që tejkalojnë parashikimet buxhetore të përcaktuara në kontratën e shërbimeve.

Megjithatë, DHL ka deklaruar se është e gatshme të heqë dorë nga kamatëvonesat, me kusht që KQZ të shlyejë pagesën brenda 15 ditëve pas 1 shtatorit 2025.

Nga ana tjetër, KQZ thotë për mediat:

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka disbursuar ende asnjë pagesë ndaj kontraktorit. Gjithashtu, raporti i zbatimit të kontratës nuk është finalizuar për shkak të vëllimit të madh të të dhënave që kërkojnë përpunim dhe angazhimit të stafit në procesin e numërimit/vlerësimit të votave nga jashtë vendit, trajtimit të ankimimeve, si dhe procesit të rinumërimit në vijim.”

Vota e diasporës në zgjedhjet e 11 majit jo vetëm që ka rezultuar më e shtrenjta në historinë e zgjedhjeve shqiptare, por ka pasur edhe problematika të shumta. Një nga to ishte rasti i zarfeve me fletët e votimit në Greqi, të cilat nuk i mbërritën shumë emigrantëve në derë të shtëpisë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme