Politika 19 December 2025, 13:48 Nga VNA

Dështoi me mbylljen e TikTok, Rama: Kamerat inteligjente do parandalojnë dhunën në shkolla

Ndaje në Whatsapp

Dështoi me mbylljen e TikTok, Rama: Kamerat inteligjente do

Pasi dështoi me mbylljen e TikTok për të parandaluar dhunën mes të rinjve në shkolla, kryeministri Edi Rama, ka folur për hapin e radhës për t’iu përgjigjur këtij problemi dhe ai është projekti “Smart City Albania”.

“Siguria në shkolla ndryshon rrënjësisht”, tha Rama gjatë prezantimit të projektit, i cili parashikon instalimin e një rrjeti të avancuar kamerash dhe radarësh për të rrisë sigurinë publike.

Por kamerat duket se më shumë do kenë rol identifikimi në raste dhune mes nxënësve sesa të parandalojë pasojat e saj.

“Qysh se ky sistem ka hyrë në shkolla, ka rënë në mënyrë drastike krimet e çdo natyre, por janë rënë në mënyrë drastike mungesat në shkollë, kopjet në shkollë, shfaqjet e kthimit të klasës në një kënd lodrash. Në momentin kur Policia e Shtetit ka nevojë të bëjë një verifikim, e ka të regjistruar”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, ngjarjet e fundit në disa shkolla të vendit, ishin edhe për faj të mungesës së pamjeve të qarta duke vështirësuar punën e hetuesve.

“Tragjeditë që kemi pasur me shkollat, ka shumë arsye, por lidhen edhe me faktin që mospamja e pamjeve të qarta përpara, e vështirëson punën e hetuesve dhe policisë. Me këtë sistem, oborri është 24 në 24, sikur të kishte roje policie”, tha kryeministri.

Kujtojmë se që pas vrasjes së 15-vjeçarit, Martin Cani, të gjitha masat e qeverisë për të parandaluar këtë fenomen nuk kanë rezultuar të sukseshme. Kjo ngjarje ka pasurar incidente të tjera mes nxënësve të shkollave, ku vetëm në muajin e fundit janë regjistruar disa raste të tjera dhe fatkeqësisht me viktima. Para disa javësh 15-vjeçari, Erjon Boba, ndërroi jetë pas goditjeve që mori gjatë sherrit me bashkëmoshatarin e tij.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme