Politika 27 November 2025, 16:01 Nga VNA

Demokratët më të votuar sfidojnë heshtjen: Takim treorësh “pa lejen” e Berishës për të ardhmen e PD-së

Ndaje në Whatsapp
Demokratët më të votuar sfidojnë heshtjen: Takim

Kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike, ish-deputetë dhe anëtarë të zgjedhur me votë brenda strukturave janë mbledhur për rreth tre orë për të diskutuar mbi të ardhmen e partisë më të madhe të opozitës — dhe këtë herë, “pa lejen” e Sali Berishës.

Në takim morën pjesë Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti — më i votuari në Tiranë, Hysen Kadiu — që rezultati e nxori të parin në primaret e Tiranës por u la jashtë listave, Aulon Kalaja — më i votuari në listën e hapur të Durrësit, Gent Cela — më i votuari në Qarkun Fier, Qani Xhafa i Elbasanit, Ted Kopliku — më i votuari në Qarkun Shkodër, Xhemal Gjunkshi në Qarkun Dibër, Alma Kore — më e votuara në Gjirokastër, Parid Mahmutaj — më i votuari në Qarkun Berat, Nada Daullja në Qarkun Vlorë, si edhe një sërë kandidatësh të tjerë fitues të primareve.

Sipas burimeve, synimi i takimit ishte të dëgjoheshin mendimet dhe eksperiencat e fituesve të primareve, për të gjetur zgjidhjet më të mira për PD-në në këtë moment të rëndësishëm politik.

Takimi është zhvilluar në një ambient pranë selisë së PD-së.

Lëvizja vjen në një kohë kur pakënaqësitë në bazën e demokratëve janë bërë të dukshme — për mënyrën si po bëhet opozitë dhe për serinë e humbjeve, si në zgjedhjet e përgjithshme ashtu edhe në ato lokale.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme