Politika 10 November 2025, 18:36 Nga VNA

Deklarata e ministrit rrëzon propagandën e Ramës për rritjen e pensioneve në 2026

Ndaje në Whatsapp
Deklarata e ministrit rrëzon propagandën e Ramës për rritjen
Ministri i Financave Pestrit Malaj

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua projektbuxheti për vitin 2026, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pyeti ministrin e Ekonomisë, Petrit Malaj, nëse pensionistët do të përfitojnë një bonus në fund të vitit të ardhshëm.

Ministri Malaj u përgjigj se një bonus i tillë nuk është parashikuar në projektbuxhetin për vitin 2026, por shtoi se dhënia e tij mund të varet nga performanca e ekonomisë.

“Në varësi të rritjes ekonomike do të vendosim nëse do të japim bonus fundviti në vitin 2026. Në projektbuxhet nuk është parashikuar, por me akt normativ, nëse rritja ekonomike e justifikon, do ta japim bonusin,” deklaroi Malaj.

Pra, bonuset për pensionistët vitin e ardhshëm nuk parashikohet në projektbuxhet. Por deklarata e ministrit rrezon propagandën e kryeministrit për rritjen e pensioneve gjatë vitit 2026. Me pak fjalë, premtimi i Ramës se pensionet do të rriten çdo muaj është thjesht shpërndarja e bonusit që pensionistët do të marrin në fundvit, duke e prezantuar si një rritje reale mujore të pensioneve, ndërkohë që në projektbuxhet nuk parashikohen bonuse.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme