Politika 11 December 2025, 14:23 Nga VNA

Debati për Avokatin e Popullit/ Berisha justifikon firmat e demokratëve për Endri Shabanin: I mblodhi kur mbështeti kandidatin Florian Binaj

Ndaje në Whatsapp

Debati për Avokatin e Popullit/ Berisha justifikon firmat e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zgjedhjen e Avokatit të Popullit edhe për mediat jashtë Kuvendit. Për të justifikuar firmat që deputetët demokratë i dhanë Endri Shabanit, Berisha tha se ai i mori votat në periudhën kur mbështeti kandidatin e pavarur Florjan Binaj për kryetar bashkie në Tiranë.

“Unë nuk them që nuk i mori firmat Endri Shabani. I mori në një periudhë Endri Shabani kur ai mbështeti Florian Binën, se nuk mund të them që nuk ishte një koalicion moral i plotë i të gjitha forcave politike. Por pastaj dolën një seri problemesh që faktuan se ai që kishte atë fjalor si opozitar i opozitës, nuk ishte vetëm kaq, por ishte një person me lidhje kryekëput me Edi Ramën. Deputetët tanë kanë tërhequr firmat, me shkresë. Është praktika më e zakonshme të tërheqësh propozimin. Mund të mos e kishin firmosur, të drejtë ke, por mos u përpiqni ta mbuloni. Ato firma u dhanë për shkak të atij koalicioni që u krijua, pastaj doli që kur u analizua Endri Shabani, doli e lidhur çdo gjë me Edi Ramën”, tha Berisha.

Kreu i PD gjithashtu vuri në pikëpyetje nëse opozita do të vazhdojë bashkëpunimin në komisionet e përbashkëta me mazhorancën për reformën zgjedhore dhe territoriale, por pa dhënë një përgjigje të prerë.

“Nuk është çështja e dy reformave këtu, është çështja e një qëndrimi të prerë përfundimtar. Sepse ne u angazhuam për Avokatin e Popullit në interes të qytetarëve. Ishte në interes të shqiptarëve të kishin një njeri të guximshëm, të mbronte sadopak të drejtat e tyre. Tani çfarë mbetet të diskutojmë me ta, që do mashtroni përsëri, jo”, tha Berisha.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme