Politika 13 December 2025, 16:58 Nga VNA

Debati në PD, Noka-Salianji akuza dhe kërkesë për dorëheqje

Ndaje në Whatsapp
Debati në PD, Noka-Salianji akuza dhe kërkesë për

Vijon përplasja mes Nokës dhe Salianjit/ Noka: Po punon për të tjerët, Salianji: Mendova se do rrëzonim Ramën, se dija që armiku isha unë. 

Mbledhja e Kryesisë së PD në selinë blu po vijon akoma. Nga burime mediatike mësohet se Noka dhe Salianji po debatojnë ashpër me akuza dhe kundër akuza, ku sulmet janë me fokus takimet e ish deputetit. 

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Noka, Salianji po punon për PS. Ndërsa ky i fundit, Salianji ka reaguar ashpër, duke i kërkuar Nokës dorëheqjen. “Jep dorëheqjen Flamur, e ke shkatërruar partinë dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”, mësohet të ketë thënë Salianji gjatë debatit.

Burimet bëjnë me dije se tonet në mbledhje kanë qenë mjaft të larta dhe debatet të ashpra, ndërsa përplasjet kanë vijuar edhe pas këtij momenti. Në një tjetër reagim, Salianji është shprehur se vëmendja e Kryesisë po devijohet nga beteja politike me qeverinë.

“Sot mendova se e kishim mbledhjen për të rrëzuar Ramën, e paskeni me mua. Po e zhvendosni vëmendjen plotësisht nga Rama”, citohet të ketë deklaruar ai.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme