Politika 7 May 2026, 15:31 Nga VNA

Debati Bardhi-Peleshi: njëri kërkon përgjegjësi politike për Ramën, tjetri mbron Kuvendin me burokraci dhe aritmetikë

Ndaje në Whatsapp

Debati Bardhi-Peleshi: njëri kërkon përgjegjësi politike

Një tjetër debat është zhvilluar sot mes Gazmend Bardhit dhe Niko Peleshit dhe sebepi i sherrit sërish ishte Rama.

Kujtojmë që Kuvendi është thirrur në Gjykatën Kushtetuese nga Gazmend Bardhi, i cili edhe po mbron personalisht ankesën e vet.

Ndërkohë, Peleshi ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese një specialist të Drejtorisë Juridike për të mbrojtur vendimmarrjen e Kuvendit.

Rasti është një tjetër, por modus operandi i Gazmend Bardhit është i njëjtë.

Gazmend Bardhi thërret Ramën, Kuvendi rrëzon kërkesën. Askush nuk dyshon për analizën politike të rasteve, ashtu siç mazhoranca e kupton që nuk mund të fshihet veç pas numrave.

Analizat juridike që mazhoranca ka përdorur rast pas rasti, sigurisht janë në funksion të një vendimi politik.

Ato analiza duhet të përdoren në seancat e Gjykatës Kushtetuese. Dhe për këtë, është zgjedhur një specialist i Kuvendit.

Gazmend Bardhi ankimon në Gjykatën Kushtetuese, kurse Kuvendi përfaqësohet me specialistë teknikë. Një sinjal i qartë për Gjykatën, që çështja nuk është me ndonjë rëndësi të posaçme për Kuvendin. Këtë, me sa duket, e ka kuptuar edhe Bardhi.

“Sot kryeministri Rama nuk është këtu, nuk vjen në Kuvend kur kërkohet në interpelanca e as për debat sepse shqetësimi i shqiptarëve, çmimet e larta që ndikohen nga rritja e çmimit të karburanteve nuk janë shqetësimi i tij. Erdhi në Kuvend vetëm të bllokojë drejtësinë të arrestojë Ballukun. Edhe pse ai refuzon të vijë këtu, do ta sjell unë Kuvend”, deklaroi Gazmend Bardhi.

Më pas, nga një deklaratë e Niko Peleshit, u kuptua edhe që akuzat e Bardhit ndaj Peleshit, të postuara edhe drejt ambasadave, paskan marrë përgjigje nga Kryetari i Kuvendit.

Përgjigjja e Peleshit zbulon faktin që Bardhit i paska mbërritur një përgjigje edhe nga Kryetari i Kuvendit:

“Së pari, tonaliteti nuk ju bën të keni të drejtë. Shkundja me dorë gjithashtu nuk ju jep të drejtë. Më ke qëlluar ti në ditën e parë me Kushtetutën dhe unë e kapa në ajër, atë përdor. Me shkrim ju kam çuar raportin në përgjigje të të gjitha shqetësimeve tuaja dhe e di që mund të jetë e hidhur kur shifrat përballen me shifrat, por kjo është demokracia. Lidhur me interpelancën e kërkuar, nuk ka shkelje të rregullores, larg qoftë të Kushtetutës sepse je njoftuar brenda orarit të punës dhe keni kërkuar të shpreheni 10 minuta. Fjalën tuaj këtu do ta zhvesh nga gjithë përmbajtja politike dhe po e marr si kërkesë për t’u shprehur këtu 10 minuta. Nuk është provokim, përkundrazi po u shmangem. Për fjalor jo parlamentar, merrni masën disiplinore tërheqje vëmendjeje”, tha Peleshi.

Në pritje të publikimit të përgjigjes me shifra që paska mbërritur në adresë të Bardhit, i kujtojmë Kryetarit të Kuvendit se akuzat për shkelje të ligjit nuk janë çështje shifrash.

Kur dikush të lexon librin e Kushtetutës, shpëtimi nuk vjen nga libri i aritmetikës.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme