Politika 26 August 2025, 17:05 Nga VNA

Celibashi në kundërshtim me ligjin: Si u rrëzuan nga Kolegji Zgjedhor praktikat e tij për ndarjen e mandateve

Ndaje në Whatsapp
Celibashi në kundërshtim me ligjin: Si u rrëzuan nga Kolegji

Ilirjan Celibashi sot ka publikuar shkresën me të cilën i kërkon Komisionit Rregullator që të mblidhet për të shpallur rezultatin përfundimtar te Zgjedhjeve të 11 Majit për Kuvendin.

Por dje Kolegji Zgjedhor rrëzoi me vendim praktikën antiligjore dhe në kapërcim të kompetencave, që Ilirjan Celibashi kish ndjekur për ndarjen e mandateve.

Kolegji Zgjedhor ish i detyruar të shprehej brenda lëndës së kërkimit që i bëhej atij. Ndaj është afër mendsh që Kolegji Zgjedhor do të shprehej për mandatet e subjektit “Nisma Shqipëria Bëhet”, dhe do të rrëzonte si të kundraligjshme ato akte të Komisionerit.

Por paligjshmëria e Komisionerit nuk është ndalur vetëm në ndarjen e mandateve të këtij subjekti zgjedhor.

Kjo paligjshmëri prek edhe mandate të subjejteve të tjera.

Celibashi duhet të tregojë me akte zyrtare nëse këto ndarjet e mandateve me kriterin “kush pyet për ligjin”, janë nxjerrë si reflektim i natyrës së tij shpërfillse ndaj ligjit, apo ka pasur ndonjë motiv tjetër që e bëri ta shkelte më me qejf ligjin.

Kuvendi nuk mund të pranojë njëkohësisht edhe të mandatuar sipas kritereve enigmatike “alla Celibashi” edhe sipas kritereve të Kolegjit Zgjedhor që i deklaruan të kundraligjshme dhe në kapërcim të kompetecave këto kriteret e Komisionerit që nuk pyet për ligjin.

Përse Komisioneri Celibashi nuk reflekton ndryshimet edhe në aktet e tjera të nxjerra nga ai vetë lidhur me mandatet e që prekin edhe subjekte të tjera zgjedhore?

Nëse nuk është fodullëk, çfarë përkthimi tjetër ka kokëfortësia e Komisonerit që nuk pyet për ligjin?

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme