Politika 5 May 2026, 09:49 Nga VNA

“Veliaj”, ja emrat e gjyqtarëve që do të gjykojnë kryebashkiakun e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
“Veliaj”, ja emrat e gjyqtarëve që do të

Në Gjykatën e Posaçme u hodh shorti elektronik ku u përcaktua treshja gjykuese që do të gjykojë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 17 të pandehur të tjerë.
Kryesuese e trupës gjykuese është Elsa Ulliri, ndërsa anëtarë Flora Hajredini dhe Besmir Stroka. Shorti u rihodh për shkak se trupa që po shqyrtonte çështjen pranoi gjykimin e shkurtuar për disa të pandehur dhe sipas ligjit për pjesën që mbetej duhej caktuar një trupë e re.
Erion Veliaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ai ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme