Politika 25 March 2026, 11:11 Nga VNA

Braçe në GJKKO për padinë për shpifje ndaj Anduel Çekrezit, seanca shtyhet për mungesën e të paditurit

Ndaje në Whatsapp
Braçe në GJKKO për padinë për shpifje ndaj Anduel

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në kuadër të një çështjeje gjyqësore ku ai ka paditur për shpifje një person.

Braçe u fut në godinën e gjykatës mes interesit të gazetarëve dhe operatorëve të pranishëm. I pyetur nga gazetarët nëse “do të paraqitej në SPAK apo në GJKKO”, ai u përgjigj shkurt: “s’ka shanse”.

Sa i përket seancës gjyqësore, ajo u shty për shkak të mungesës së të paditurit, Anduel Çekrezi. Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi natyrën konkrete të çështjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme