Politika 29 October 2025, 16:19 Nga VNA

Braçe kërkesë KLSH-së: Audito Spitalin Amerikan për koncensionin e hemodializës, pagesa janë bërë pa kryer shërbime

Ndaje në Whatsapp

Braçe kërkesë KLSH-së: Audito Spitalin Amerikan për

Deputetët në Komisonin për Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat i kanë kërkuar Kontrollit të Lartë të Shtetit që të kryejë një auditim dhjetëvjeçar për tre koncesionet kryesore në shëndetësi, kontrollin bazë, hemodializën dhe sterilizimin, të cilat marrin miliona euro çdo vit nga buxheti i shtetit. Kërkesa u bë gjatë prezantimit të raportit vjetor të KLSH-së për vitin 2024.

Teksa kontratat janë drejt përfundimit të afateve, ka qenë deputeti socialist Erion Braçe që kërkoi të shqyrtohet saktësia e shërbimeve të kryera dhe pagesave të bëra nga shteti për secilën prej tyre.

“Në raport thuhet se kontrata koncesionare për hemodializën ka rezultuar me pagesa për shërbime të pakryera, konkretisht për 9241 raste nën projeksion dhe 1557 raste mbi projeksion, në vlerën 103.5 milionë lekë. E njëjta sjellje përsëritet çdo vit. Duhet një auditim i plotë për 10 vitet e këtyre kontratave, nga dita e parë deri në fund, që Ministria e Shëndetësisë të vendosë nëse do t’i zgjasë apo t’i mbyllë”, deklaroi Braçe.

Kontrata për shërbimin e hemodializës, e cila ofrohet nga Spitali Amerikan i biznesmenit Klodian Allajbeu, është një nga më të kontestuarat. Shkeljet në këtë kontratë u konfirmuan edhe nga kreu i KLSH-së, Arben Shehu, i cili kërkoi që qeveria të analizojë mundësinë e rikuperimit të dëmeve financiare.

“Në kontratat koncesionare janë konstatuar shkelje të kritereve të financimit, mangësi në monitorim dhe në vlerësimin e efekteve buxhetore. Në disa raste janë bërë pagesa për shërbime që nuk janë kryer ose janë kryer në vëllime më të ulëta se projeksionet. Shteti duhet të analizojë këto raste dhe të rikuperojë dëmin brenda afateve ligjore,” u shpreh Shehu.

Kujtojmë se para  disa ditësh deputetët në këtë Komision akuzuan Autoritetin e Konkurrencës për mungesë transparence dhe për një hetim të paplotë mbi paketat që ofrojnë spitalet private për shërbimet shëndetësore. Deputeti socialist Erion Braçe ishte ai që vuri në shënjestër Spitalin Amerikan, për të cilin tha se dominon tregun e shëndetësisë private dhe për zgjerim të ndikimit të tij edhe në paratë publike përmes koncesioneve.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme