Politika 19 November 2025, 19:50 Nga VNA

Braçe godet ministrat: Abuzime me ilaçet dhe koncesionet/ “Kush s’shpenzon fondet publike, të ikë”

Ndaje në Whatsapp
Braçe godet ministrat: Abuzime me ilaçet dhe koncesionet/

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka mbajtur një qëndrim të fortë kundrejt ministrave dhe drejtuesve të institucioneve, duke i kritikuar për mënyrën e përdorimit të fondeve publike dhe mosrealizimin e shpenzimeve buxhetore.

Braçe paralajmëroi se rreziku më i madh për buxhetin është pikërisht mosshpenzimi i fondeve të planifikuara, duke kërkuar largimin e çdo zyrtari që nuk përmbush këtë detyrim.

“Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo posti të ketë, duhet të largohet. Nuk mund të mbajë përgjegjësi për fondet publike dikush që nuk i përmbush detyrimet,” tha ndër të tjera deputeti socialist.

Ai kërkoi që tre koncesionet që përfundojnë këtë vit t’i rikthehen shtetit si shërbime publike, duke mbyllur ciklin e kontratave të vjetra.

“Tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehen në shërbime publike,” u shpreh Braçe, duke theksuar se kontrolli bazë mjekësor duhet të shtyhet përtej moshës 70 vjeç.

Një tjetër pikë ku Braçe u ndal ishte skema e ilaçeve, të cilën ai e quajti të sulmuar nga abuzuesit.

“Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve. Duhet të rishihet për këdo që korrupton dhe grabit skemën,” theksoi ai, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Në vijim, Braçe kërkoi një skemë të re subvencionimi për bujqësinë dhe zbatimin e plotë të TVSH-së në këtë sektor.

Sipas tij, problemet në ekonomi nuk lidhen vetëm me ministrinë përkatëse, por me mbarë qeverinë, e cila sipas deputetit duhet të mbajë përgjegjësi për çdo lek të planifikuar në buxhet.

“Mosrealizimi i shpenzimeve është rreziku më i madh për buxhetin. Kush nuk shpenzon paratë e programuara duhet të largohet,” përfundoi Braçe.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme