Politika 9 April 2026, 12:38 Nga VNA

Braçe flet me murin (skuq ministrin Salla): Vërini fre abuzimit, fshatarët nuk po marrin frymë

Ndaje në Whatsapp
Braçe flet me murin (skuq ministrin Salla): Vërini fre abuzimit,

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla u shfaq sot në siklet përballë pyetjeve direkte të deputetit Erion Braçe i cili e thirri në interpelancë duke i ngritur problematika serioze, si:

·        Kriza e bujqësisë dhe rënia e saj nga muaji në muaj

·        Me çfarë prodhohet djathi e gjiza në vend kur fermerëve nuk u grumbullohet qumështi

·        Çfarë masash po merren për pikat e grumbullimit dhe dekurajimin e importit që dëmton produktin vendas

·        A po merren masa për të frenuar rritjen e çmimit të frutave dhe perimeve

Vetë ministri dha përgjigje të përgjithshme dhe parimore e jo të drejtpërdrejta, me lëkurën që i skuqej e zërin që i mekej.

Kjo e detyroi Braçen të dalë në foltore e të thotë:

 “Nuk me vjen mirë që më del fjala që kam thënë në nëntor, por jam thellësisht e dëshpëruar që nuk dëgjoni. Po pse nuk uleni more, pse nuk i bëni gjërat si duhet? Pse jep lekë për kokë bagëtie, po jepi lekë për çdo litër qumësht apo kilogramë produkti. Keni hequr naftën që ishte falas për bujqit në një moment krize. Nuk bëhet kjo në kohë krize, kur nuk e dimë si do shkojmë, janë rritur kostot. Kemi plehrat kimi ministër, dhe është kritike. Po si more u dyfishuan çmimet menjëherë sapo ranë raketat atje. A po merret njeri me këtë? I kanë sjellë mallrat që vjet, s ka lidhje me luftën. Vijini fre abuzimit, ndryshe fshatarët nuk do të marrin dot frymë.”

Tonet e ngritura të deputetit, nuk e bëri qeverinë të reflektojë. Por garda e republikës  nuk e lejoi Braçen të fusë në Kuvend perimet për të ilustruar në foltore se çmimet kanë arritur kulmin.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme