Politika 10 January 2026, 08:04 Nga VNA

Braçe denoncon rritjen e sigurimit të automjeteve: Abuzim me qytetarët dhe dështim i rregullatorëve

Ndaje në Whatsapp
Braçe denoncon rritjen e sigurimit të automjeteve: Abuzim me

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur shqetësime lidhur me rritjen e çmimit të sigurimit të automjeteve, duke e cilësuar situatën si abuzim ndaj qytetarëve dhe dështim të institucioneve rregullatore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se çdo ditë përballet me ankesa nga qytetarë që, pavarësisht se nuk kanë pasur aksidente, po paguajnë më shumë për policat e sigurimit. Ai sjell si shembull rastin e një qytetari, i cili i ka dërguar faturën e sigurimit që i ishte rritur me mbi 20 mijë lekë, edhe pse kishte një vit pa asnjë aksident.


Sipas deputetit, kjo situatë ishte paralajmëruar prej tij që në muajin nëntor. Braçe thekson se rregullorja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për faktorët e riskut është e shbalancuar në favor të kompanive të sigurimit dhe nuk shpërblen drejtuesit e mjeteve që respektojnë rregullat e qarkullimit.

Ai shton se gjendja rëndohet edhe më tej nga marrëveshje të ndaluara mes kompanive të sigurimit, të cilat, sipas tij, zhbëjnë çdo përpjekje rregullatore për mbrojtjen e konsumatorëve. Braçe bën të ditur gjithashtu se në Kuvend ka mësuar se rezolutat e Komisionit të Ekonomisë për AMF-në dhe Autoritetin e Konkurrencës janë hequr nga rendi i ditës, ndonëse synonin mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet e kompanive të sigurimit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme