Politika 28 April 2026, 18:07 Nga VNA

Braçe as mish, as peshk për debatin Rama-Spiropali.Disa gjëra qëndrojnë… por më mirë mos të flasim

Ndaje në Whatsapp
Braçe as mish, as peshk për debatin Rama-Spiropali.Disa gjëra

Në një intervistë në Top Channel, deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar debatet e fundit brenda Partisë Socialiste dhe diskutimet që pasuan përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Braçe theksoi se në Partinë Socialiste investimi kryesor është bërë nga vetë partia tek individët dhe jo e kundërta, ndërsa shtoi se shumë socialistë të thjeshtë në vite kanë pritur nga PS më shumë se sa kanë marrë.

Sipas tij, brenda partisë ka edhe raste kur disa persona kanë përfituar më shumë se sa meritojnë nga pozicionet që kanë marrë.

I pyetur nëse Spiropali është një rast i tillë, Braçe shmangu të bëjë gjykime personale për kontributet e figurave brenda PS-së, duke theksuar se nuk është ai që duhet të vendosë se kush çfarë meriton.

Ai nënvizoi se çështjet e brendshme të partisë duhet të diskutohen brenda saj dhe jo të dalin në publik, por pranoi se disa nga shqetësimet e ngritura nga Spiropali janë reale dhe ndahen edhe nga figura të tjera brenda PS.

Sipas Braçes, vetë fakti që brenda Partisë Socialiste flitet për nevojën për ta rihapur dhe rienergjizuar partinë, si dhe për ta bërë atë më demokratike, tregon se ekzistojnë probleme që duhen adresuar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme