Politika 11 November 2025, 12:22 Nga VNA

Bojkot njëditor, demokratët shpërfillin urdhrin e Bardhit dhe rikthehen në komisione

Ndaje në Whatsapp

Bojkot njëditor, demokratët shpërfillin urdhrin e Bardhit dhe

Bejkotimi i Komisioneve Parlamentare nga Partia Demokratike zgjati sa një pushim kafeje politike. Vetëm një ditë pas urdhrit të Gazment Bardhit për t’u larguar nga komisionet në shenjë proteste, deputetët demokratë janë rikthyer sërish në punë, duke e lënë “në harresë” vendimin e kreut të grupit.

Bardhi kishte shpallur bojkotin të dielën në mbrëmje, përmes një mesazhi drejtuar deputetëve, ku e cilësonte këtë si një reagim ndaj situatës së krijuar në Kuvend. Të hënën në mëngjes, demokratët zbatuan me përpikëri urdhrin, duke munguar në Komisionin e Ekonomisë dhe në atë të të Drejtave të Njeriut.

Por “kauza” opozitare zgjati pak, pasi sot deputetët u rikthyen në komisione, si të mos kishte ndodhur asgjë. Një tjetër episod që tregon mjegullën strategjike brenda Partisë Demokratike, ku vendimet politike shpallen me zhurmë, por zbehen në më pak se 24 orë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme