Politika 11 December 2025, 21:14 Nga VNA

BIRN/ Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos

Ndaje në Whatsapp
BIRN/ Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes

Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues.

“Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi.

Prej mëngjesit të së enjtes, të gjithë i kthyen sytë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të mësuar se kush do të ishte drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme – një institucion me vetëm gjashtë vite jetë, por që ka trazuar ujërat e estabilishmentit shqiptar.

Prania e madhe e korpusit diplomatik dhe e gazetarëve flisnin për rëndësinë e ngjarjes.

Ende pa filluar prezantimet e kandidatëve, në sallën e mbledhjeve të KLP-së u akomoduan ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Vanhorn; ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nick Abbott dhe ai i Holandës, Reinout Vos.

Në sallë ishin gjithashtu përfaqësues të zyrave diplomatike të Italisë, Francës, Austrisë, Hungarisë, Slovenisë dhe Rumanisë. Dhjetra gazetarë dhe operatorë u kujdesën gjithashtu për më shumë se gjashtë orë që të raportonin çdo detaj nga ecuria e procesit, platformat e kandidatëve apo pyetje-përgjigjet me anëtarët e KLP-së.

Katër kandidatët në garë nisën prezantimet sipas rendit alfabetik; fillimisht Adnan Xholi dhe më pas Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Pasi prezantuar në mënyrë të detajuar përvojën e tyre dhe platformën për drejtimin e SPAK, ata iu përgjigjën pyetjeve të disa prej anëtarëve të KLP-së.

Pyetjet ishin të larmishme, duke prekur nga çështjet organizative në SPAK deri te aspekte personale të kandidatëve. Përgjigjet në të kundërt ishin pothuajse të ngjashme dhe nuk diferencuan asnjë prej kandidatëve.

Procedura e votimit u krye ndryshe nga herët e tjera dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë plotësuan në një fletë votimi emrin e kandidatit të preferuar.

Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani shpjegoi se kjo mënyrë parashikohet në rregullore dhe se votimi do të ishte i hapur. Në fund, ajo lexoi vullnetin e secilit prej anëtarëve, duke nxjerrë edhe rezultatin; Klodian Braho u shpall fitues me 7 vota, Adnan Xholi mori 3 vota dhe Elvin Gokaj 1 votë. E vetmja kandidate grua në garë, Doloreza Musabelliu nuk arriti të merrte asnjë votë.

Pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë shpërndau në Facebook një mesazh në mbështetje të procesit të zgjedhjes së kreut të SPAK.

Në postim shkruhet se Gonzato dhe ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së ishin të pranishëm në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të shprehur mbështetjen e plotë për Këshillin në përmbushjen e këtij detyrimi të rëndësishëm dhe interesimin e tyre për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.

“Duke pasur parasysh rolin themelor të SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një shtyllë thelbësore e procesit të anëtarësimit në BE”, citohet në postim. “Dje theksova se drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme duhet të tregojë integritet, pavarësi, qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj standardeve më të larta evropiane. Sot, dëshiroj ta përgëzoj z. Klodian Braho për emërimin e tij dhe pres të punojmë ngushtë me të dhe ekipin e tij në muajt dhe vitet në vijim,” tha ambasadori Gonzato.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme