Politika 14 November 2025, 21:29 Nga VNA

Betonizim në Banjat e Bënjës? Punëtorë kapen në ndërhyrje misterioze, ndërsa institucionet heshtin

Ndaje në Whatsapp
Betonizim në Banjat e Bënjës? Punëtorë kapen në

VNA ka siguruar fotografi nga Banjat e Bënjës, ku janë parë punëtorë duke kryer ndërhyrje në këtë atraksion natyror të rëndësishëm.

Në mungesë të çdo njoftimi zyrtar, mbetet e paqartë se kush po i kryen punimet dhe me çfarë leje, ndërkohë që nga pamjet e siguruara duket qartë se në një pjesë të zonës po kryhet betonizim.

Kjo ndërhyrje ngre pikëpyetje serioze për mbrojtjen e territorit dhe mënyrën si trajtohet një pasuri natyrore që vitet e fundit ka qenë ndër destinacionet më të frekuentuara në jug të vendit.

Heshtja e institucioneve e bën edhe më të dyshimtë situatën, duke shtuar shqetësimin e banorëve dhe vizitorëve se peizazhi unik i Bënjës po preket nga ndërhyrje të pakontrolluara.

Lexo gjithashtu

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme