Politika 19 August 2025, 11:38 Nga VNA

Beteja për mandatin e deputetit, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

Ndaje në Whatsapp
Beteja për mandatin e deputetit, Kolegji Zgjedhor pushon

Sot në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e demokratës Andia Ullirit për marrjen e mandatit të deputetit. Ulliri kërkonte rrëzimin e vendimit të KQZ-së që i kishte dhënë mandatin Arjan Ndojas.

Në seancë, Andia Ulliri u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, ndërsa Arjan Ndoja nuk ishte i pranishëm dhe përfaqësohej nga avokati Rexhë Margjeka. Avokati i ish-prokurorit kërkoi që të mos legjitimohej Ulliri si palë ankimuese.

Pas shqyrtimit, trupi gjykues vendosi pushimin e çështjes, duke argumentuar se Ulliri nuk legjitimohet si palë paditëse.

Kandidatja demokrate kishte ankimuar më parë vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve dhe të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, të cilët kishin rrëzuar kërkesat e saj, me arsyetimin se lista e hapur dhe ajo e mbyllur funksionojnë të ndara.

Andia Ulliri ka kandiduar në listat e Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit dhe kërkon t’i marrë mandatin Arjan Ndojas për shkak të kuotës gjinore.

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme