Politika 31 January 2026, 19:12 Nga VNA

Besart Xhaferri shfaqet në protestën e “Shqipëria Bëhet”, sinjal afrimi mes PD-së dhe Lapajt

Ndaje në Whatsapp

Besart Xhaferri shfaqet në protestën e “Shqipëria

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetar i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferraj, është shfaqur sot në protestën kombëtare të organizuar nga “Shqipëria Bëhet”, nën drejtimin e Adriatik Lapajt, duke thyer akullin mes dy kampeve opozitare.

Prania e Xhaferrajt, një nga figurat drejtuese të rinisë demokrate, shihet si sinjal i qartë se PD dhe “Shqipëria Bëhet” po lënë mënjanë përplasjet e mëparshme dhe po lëvizin drejt një afrimi politik.

Në këtë kontekst, pritet që të hënën Adriatik Lapaj të mos tërhiqet nga pozicioni i tij pranë Kryeministrisë për t’i lënë vendin Sali Berishës, por që foltorja e protestës së PD-së të organizohet në bashkëpunim mes dy forcave opozitare, si një tjetër shenjë e koordinimit të ri.

Besart Xhaferri shfaqet në protestën e “Shqipëria

Lexo gjithashtu

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme