Politika 14 May 2026, 10:41 Nga VNA

Berisha thumbon Spiropalin: Ajo i thotë “P*allosh” dhe ai e mban, ti “Skenderbe” e të heq

Ndaje në Whatsapp

Berisha thumbon Spiropalin: Ajo i thotë “P*allosh” dhe ai e

Sali Berisha thumboi ish ministren Elisa Spiropali, e cila fliste nga vendi i saj në rreshtat e fundit të Kuvendit, teksa kreu i PD, fliste në foltore.

Kreu i opozitës ju kthye prapë teorisë së tij të artikuluar më herët, se u shkarkua nga qeveria si hakmarrje e Ballukut.

“Ajo i thotë pallosh, dhe ai e mban. Ti i thua Skënderbe, dhe ai të heq. Si është kjo”-tha Berisha.

Ky thumbim e detyroi Spiropalin të replikonte, duke e devijuar sulmin tek kriza e opozitës.

“Sali je i pabesueshëm, sepse je edhe denoncuesi më i madh, edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kur të çlirosh sistemin, partinë dhe opozitën mund të flasim. Por sot për sot, kjo kontradiktë nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe ju jep qytetarëve të drejtën të mos të të besojnë”,-tha Spiropali.

Ndërkohë Balluku, prej javësh nuk shfaqet më në punimet e parlamentit.  

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme