Politika 24 December 2025, 13:29 Nga VNA

Berisha thirrje për revoltë të përditshme paqësore (pas festave), shmang Salianjin dhe planet për bashkimin e opozitës

Ndaje në Whatsapp

Berisha thirrje për revoltë të përditshme paqësore (pas

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp se protestat e nisura nga PD përbëjnë, sipas tij, të vetmen rrugë për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Berisha u shpreh se qytetarët opozitarë duhet të jenë të qartë se ndryshimi nuk do të vijë përmes dhunës apo armëve, por përmes një revolte të qëndrueshme, paqësore dhe të përditshme, e cila duhet të vazhdojë deri në largimin e Ramës.

“​Kjo opozitë ka organizuar në historikun e saj protesta nga më madhështoret dhe revolta nga më të suksesshmet. E ka këtë histori, ka përmbysur sistemin e diktaturës dhe regjimin e vitit 1997 me votë,” u shpreh Berisha, duke shtuar se opozita sot, ndonëse jo pa potencial, ka mbetur e fragmentuar.

Sipas tij, rruga e përmbysjes së qeverisë aktuale nuk është përshkallëzimi i konfliktit, por presioni i vazhdueshëm qytetar përmes protestave paqësore.

Megjithatë, gjatë konferencës për shtyp, Berisha nuk bëri asnjë koment për përjashtimin de facto të deputetit Ervin Salianji nga strukturat drejtuese të PD-së. Ai nuk përmendi asnjë plan konkret për bashkimin e forcave me partitë e tjera opozitare dhe as ndonjë kalendar apo strategji të qartë për aksionin opozitar në vijim.

Aksioni politik i opozitës, sipas deklarimeve të deritanishme, pritet të vijojë pas festave të fundvitit, por pa një datë të përcaktuar dhe pa një plan të artikuluar publikisht.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme