Politika 3 November 2025, 17:08 Nga VNA

Berisha thërret të rinjtë në PD, por dera mbyllet te karrigia e tij. Hipokrizia e radhës pas humbjes së 11 majit që nuk ka përgjegjës

Ndaje në Whatsapp
Berisha thërret të rinjtë në PD, por dera mbyllet te
Mbledhja e Kryesisë së PD

Në një kohë kur Partia Demokratike ende nuk ka bërë analizën për të kuptuar shkaqet e humbjes së thellë të 11 majit, kryetari Sali Berisha deklaroi se PD do të hapet ndaj të rinjve dhe njerëzve me vlera.
Komentet ai i bëri gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ku theksoi se hapja e forcës politike drejt brezit të ri është jetike për të ardhmen e partisë.

 “Por një gjë duhet ta dimë se, asgjë nuk do të përcaktojë më shumë fatin dhe të ardhmen tonë se sa një ripërtëritje e fuqishme e kësaj force politike, në mënyrë që me mjetet e kryengritjes paqësore, protestave të fuqishme, këtij shteti që shkërmoqet t’i japim duart, ta çojmë atje ku e meriton. Ne nuk jemi në pushtet, siç bën ai që rekruton njerëz me 100 flamuj dhe i paraqet si ripërtëritje. Jo, ne duhet të afrojmë idealistë, njerëz me vlera që pranojnë edhe në opozitë të përballen me këtë të keqe të madhe”, është shprehur Berisha.

Por deklaratat e Berishës janë një hipokrizi e radhës, pasi vijnë nga një kryetar që nuk ka lëshuar karrigen e partisë prej 35 vitesh. Ndërkohë që PD nuk arrin më të frymëzojë qytetarët, por vetëm një rreth të ngushtë militantësh të tij, Berisha flet për hapje dhe ripërtëritje.

Nëse do ta kishte me të vërtetë seriozisht afrimin e të rinjve, dhe jo si një retorikë për t’u dukur sikur po reflekton, në radhë të parë do të ishte tërhequr vetë, duke u lënë vend të tjerëve. Ose të paktën do të kishte garantuar garë reale për të rinjtë brenda partisë.

Por as këtë nuk e ka bërë. Të gjithë janë dëshmitarë se si në primaret e zhvilluara për zgjedhjet e 11 majit, Berisha përjashtoi shumë kandidatë të rinj, të cilët kishin siguruar mbështetjen e bazës së partisë, ndërsa zgjodhi të mbushte listat me figura të vjetra e të konsumuara, të njohura për servilizmin ndaj tij.

 

Sot, pas një humbjeje të rëndë, as Berisha dhe as drejtuesit pranë tij nuk reflektojnë. Nëse me të vërtetë dëshiron të “ripërtërijë” PD-në, i pari që duhet të hapë krahun është vetë ai, e më pas të gjithë ata që e rrethojnë dhe që jo vetëm i sollën humbjen katastrofike më 11 maj, por as nuk shihen më nga qytetarët si një alternativë reale për ndryshim.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme