Politika 2 February 2026, 16:43 Nga VNA

Berisha tërhiqet nga bojkoti i Komisionit të Reformës Territoriale, vendos kushte për pjesëmarrjen

Ndaje në Whatsapp

Berisha tërhiqet nga bojkoti i Komisionit të Reformës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është tërhequr nga vendimi për bojkotimin e Komisionit për Reformën Territoriale. Vendimi vjen pas debateve të zhvilluara në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, ku një pjesë e deputetëve janë shprehur kundër bojkotit dhe kanë kërkuar vijimin e pjesëmarrjes së opozitës në këtë proces.

Sipas burimeve debatet në mbledhje kanë ndikuar në ndryshimin e qëndrimit të Berishës, i cili ka vendosur që Partia Demokratike të marrë pjesë në mbledhjen e radhës së Komisionit. Megjithatë, pjesëmarrja e PD-së do të kushtëzohet me kërkesën që vendimmarrja në Komision të jetë konsensuale. Në të kundërt, PD ka paralajmëruar se do të largohet nga Komisioni.

Kundër bojkotit janë shprehur disa deputetë të Partisë Demokratike, mes të cilëve Eno Bozdo, Luan Baçi, Bledi Himçi, Tritan Shehu, Arjan Ndoja, Oerd Bylykbashi dhe Ina Zhupa. Ata kanë argumentuar se opozita nuk duhet të “lirojë terren”, por duhet të vazhdojë pjesëmarrjen aktive dhe të ushtrojë rolin e saj brenda procesit parlamentar, veçanërisht në një çështje me rëndësi të veçantë si Reforma Territoriale.

Ndërkohë, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur edhe më herët se PD do të jetë pjesë e Komisionit për Reformën Territoriale, duke nënvizuar rëndësinë e përfaqësimit të opozitës në këtë proces.

 

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme